Zyrtari izraelit: SHBA nuk ka dhënë asnjë afat për të përfunduar operacionin kundër Hamasit në Gaza

schedule22:49 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 22:49 - 9 Dhjetor, 2023

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit, Tzachi Hangebi tha se SHBA nuk i ka thënë Izraelit ndonjë afat për të përfunduar operacionet ushtarake kundër Hamasit në Gaza.

“Ata e kuptojnë se nuk janë në gjendje t’i tregojnë IDF-së se sa kohë i duhet për të arritur qëllimet. E mira është se ata ndajnë të njëjtat qëllime. Është e saktë të supozohet se ne nuk mund ta masim këtë me javë dhe nuk jam i sigurt se mund të matet me muaj,” tha Hangebi.

Hangebi shtoi se ai nuk mendonte se udhëheqja e Hamasit kishte pritur shtrirjen e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmeve të 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1200 njerëz.

“Unë nuk mendoj se (Yahya) Sinwar (udhëheqësi i Hamasit në Gaza) e kuptoi se IDF do të arrijë në të vërtetë çdo pikë që dëshiron brenda Gazës, (dhe) do të vrasë mbi 7,000 terroristë,” theksoi ai./abcnews.al