Zyrtari i OBSH: Covid-19 s’ka plan që të ikë edhe për ca kohë, presim variante të reja

schedule14:42 - 6 Qershor, 2021

schedule 14:42 - 6 Qershor, 2021

Eradicating Covid not a reasonable target now, says WHO oficial

Zhdukja e Covid-19 nga faqja e dheut nuk është aktualisht një shënjestër e arsyeshme.  Kështu është shprehur sot një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me Covid-19. Dr. David Nabarro, i dërguar special në OBSH, tha se njerëzit do të duhet të mësojnë të jetojnë me sëmundjen.

Nabarro tha për Sky News: “Njerëzimi do të duhet të mësojë se si të bashkëjetojë me këtë virus, duke mos e lejuar të përhapet më shumë dhe të shkaktojë ‘pika të nxehta’.  Ne do të duhet të jemi në gjendje ta bëjmë këtë në një ardhme të parashikueshme. Zhdukja e virusit nuk është aktualisht një objektiv i arsyeshëm për botën.”

Po ashtu, zyrtari i OBSH tha se sa herë ka një rritje të papritur të rasteve, në vend mund të të vijë ideja se mund të jetë duke u shfaqur një variant i ri. Dhe, ky skenar sipas tij nuk do të ishte për t’u habitur. Ai tha se do të jetë “modeli për të ardhmen”, duke shtuar: “Ky virus nuk do të zhduket së shpejti, do të shfaqen variante.”

“Ky virus nuk ka plan që të ikë edhe për ca kohë, variante të reja mund të shfaqen.” /abcnews.al/