Zyrtare: Rikthimi i futbollit, La Liga starton me derbin e zjarrtë

schedule18:58 - 29 Maj, 2020

schedule 18:58 - 29 Maj, 2020

La Liga do të rifillojë me datë 11 qershor dhe më në fund, kjo datë është zyrtare! Pas shumë zërash dhe datave paraprake, më në fund kemi një datë zyrtare se kur ekipet spanjolle do të rikthehen në fushë.

Ndeshja e parë në La Liga pas plot 2 muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë Koronavirus, do të jetë një derbi. Në “Roman Sanchez-Pizjuan”, do të luhet derbi i Andaluzisë, mes Sevillas vendase dhe miqve të Real Betis.

Me datë 11 qershor, është ditë e enjte dhe u duk çudi kjo datë, pasi parashikohej që futbolli spanjoll të rifillojë fundjavën e ardhshme. Gjithsesi, është vendosur për të enjten dhe me datë 11 qershor, ekipet spanjolle do të zbresin në fushë./abcnews.al