Zyrtare, Pedro dhe Willian vendosin përfundimisht për të ardhmen e tyre!

schedule22:48 - 23 Qershor, 2020

schedule 22:48 - 23 Qershor, 2020

Gjithçka është zyrtare: Pedro dhe Willian, kontrata e të cilëve skadonte në fund të këtij muaji, kanë vendosur që të qëndrojnë deri sa sezoni 2019/20 të përfundojë, duke rinovuar kontratat aktuale.

Pedro dhe Willian janë dy futbollistë shumë të rëndësishëm për Blutë e Londrës, ku përveç faktit që kualitetet e tyre dihen, janë dhe lider në dhomat e zhveshjes.

Dy futbollistë që kanë fituar trofe të shumtë dhe që kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme. Një ndihmë e madhe për Chelsea, që këtë fund sezoni, ka misionin e vështirë të ruajë vendin e Champions League sezonin e ardhshëm./abcnews.al