Zyrtare/ Huazim me të drejtë blerje, Dajaku zbarkon në kryeqytet

schedule18:59 - 16 Janar, 2021

schedule 18:59 - 16 Janar, 2021

Leon Dajaku në dy vite qëndrim në Bayern Munchen nuk arriti të depërtojë dhe të fitojë një vend në ekipin e parë. 19-vjeçari luajti në vetëm dy ndeshje në ekipin e parë të kampionëve të Gjermanisë, të pamjaftueshme për të lënë shenjë dhe treguar vlerat e tij.

Por paraqitjet e tij me Bayern Munchen II kanë sjellë interesimin e një tjetër ekipi të Bundesliga. Union Berlin e deshi dhe në fund e mori talentin dardan. Sot është zyrtarizuar kalimi i Dajakut te skuadra nga kryeqyteti në formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Me këtë transferim Dajaku fiton mundësinë të jetë më prezent në elitën e futbollit gjerman . Pas firmës së vendosur, sulmuesi tha fjalët e para, ku shprehu kënaqësinë e tij për këtë transferim te Union Berlin.

“Jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Union më ofron mundësinë për të fituar një vend në Bundesliga dhe për të treguar veten në nivelin më të lartë. Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe unë jam tani i lumtur që jam pjesë”, u shpreh Dajaku. /abcnews.al