Zyrtare: Ditë rinovimesh, Tirana blindon një tjetër lider

schedule20:11 - 8 Gusht, 2020

schedule 20:11 - 8 Gusht, 2020

Idriz Batha ishte i pari që u zyrtarizua sot pjesë e Tiranës edhe për një sezon, ndërkohë që pak çaste më parë klubi bardheblu ka njoftuar një tjetër lëvizje të rëndësishme.

Gentian Muça, i cili mbajti shiritin e kapitenit në pjesën më të madhe të sezonit, ka rinovuar me Tiranën dhe kështu trajneri Egbo merr një tjetër lajm të mirë para ndeshjeve të Champions League.

“Gentian Muca vazhdon të mbaj veshur fanellën bardheblu edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shtatlartë do t’i bashkohet ekipit përgjatë ditës së sotme për të avancuar drejt objektivave të reja pas një viti të suksesshëm”, njofton klubi i Tiranës. / abcnews.al