Zyrtare: Anglia kthen tifozët në stadium, Tottenham jep lajmin e madh

schedule10:37 - 4 Prill, 2021

schedule 10:37 - 4 Prill, 2021

Anglia ka përparuar shumë me vaksinimin masiv dhe është një nga vendet e pakta të BE, që ka nisur hapjen graduale dhe testimet e para për rikthimin e tifozëve në stadium.

Ishte thënë në mënyrë jo zyrtare para disa ditësh, por sot është konfirmuar zyrtarisht. Klubi i Tottenham ka publikuar një postim ku jep lajmin e madh të rikthimit të tifozëve në finalen e Carabao Cup ndaj Manchester City.

 

Kështu, më 25 prill në finalen e Kupës së dytë për nga rëndësia në stadiumin “Wembley” do të jenë të pranishëm 8 mijë tifozë, më pak se 10% e kapacitetit të stadiumit. Prania e tyre do të jetë një lloj testi për të ardhmen. /abcnews.al