Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zvërneci, Rama: Jemi nën një sulm/ Kryeministri tha për CNN se ishulli i Trump nuk ekziston

schedule23:03 - 3 Qershor, 2026

schedule 23:03 - 3 Qershor, 2026

Lajme të rreme i quajti Kryeministri shqiptar Edi Rama raportimet e mediave ndërkombëtare për protesta në mbarë Shqipërinë për atë që është quajtur plani i familjes Trump për të investuar në Shqipëri.

Kreu i Qeverisë shqiptare deklaroi se vendi ynë po sulmohet nga armiqtë, ndikimi i huaj dhe konkurrenca, ndërsa shtoi se projektet e zhvillimit të Zvërnecit dhe Sazanit nuk janë një projekt i familjes presidenciale Trump.

Kreu i Qeverisë shqiptare iu kundërpërgjigj edhe luftës mediatike të nisur në Shtetet e Bashkuara, media këto me linjë editoriale kundër administratës republikane në pushtet.



“Për të saktësuar, ju thatë protesta në të gjithë Shqipërinë. Kjo është e rreme. Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet. Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi. Dhe sigurisht, në këtë protestë ka njerëz me qëllime të mira, të rinj që në përgjithësi janë të interesuar për mjedisin, por që janë keqinformuar në masë të madhe. Nuk ekziston diçka e tillë si “ishulli i familjes Trump”. Nuk ekziston diçka e tillë si familja e presidentit amerikan që po merr nën kontroll zonat e mbrojtura me flamingo”, tha kryeministri.

Rama sqaroi se nuk ka ende asnjë projekt dhe se gjithçka që është shpërndarë kudo në rrjete janë pamje të rreme.

“Sepse para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai që po flet për një projekt që nuk e ka parë askund, por në fotografi të rreme të krijuara dhe të hedhura në rrjet. Për ta bërë këtë projekt nuk është vetëm Jared Kushner dhe Ivanka Trump, është një grup më i gjerë investitorësh me reputacion shumë të lartë. Është angazhuar një nga kompanitë më të mëdha konsulente për ndikimin mjedisor, sepse sfida nuk është të ndërtohet qyteti. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokën e flamingove. Sfida është të vërtetohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëri-tjetrin, sepse njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër jetese”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar sqaroi se SPAK po heton një denoncim të bërë nga një prej pronarëve të tokës, i cili ka shitur pasurinë e tij përmes një investimi bankar shumë transparent, duke insistuar se gjithçka që po raportohet nuk ka të bëjë me projektin, Jared Kushner apo familjen Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!