Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zvërneci, “Projekti, motor zhvillimi, do ndërtohet shkollë e spital”, Rama: Pagat në turizëm janë si në Greqi, ata që dalin në shesh…

schedule18:50 - 5 Qershor, 2026

schedule 18:50 - 5 Qershor, 2026

Kryeministri Rama nga Vlora, tha se ndikimi i investimit ne Zvernec do të shtrihet përtej zonave ku do të ndërtohet resorti, duke përfshirë bizneset lokale në Himarë, Vranisht dhe zonat përreth.

Ai theksoi se turistët që frekuentojnë resortet e nivelit të lartë shpenzojnë shumë më tepër se turistët tradicionalë, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për ekonominë lokale.

Rama tha se sektori i turizmit përballet me mungesë të punonjësve dhe se fenomeni i angazhimit të punëtorëve nga jashtë nuk është i pazakontë as në vende të tjera.



Sipas tij, pagat në turizmin shqiptar janë konkurruese me ato të Greqisë, ndërsa sfida kryesore mbetet gjetja e fuqisë punëtore të gatshme për të punuar në këtë sektor.

“ Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë të jashtëzakonshëm zhvillimi, mos të them nga pikëpamja e imazhit.

Ata harxhojnë nëpër resorte shumëfish sesa një turist që vjen këtu me bukë me vete.

Po kur thonë se do na vijnë nga India, të gjitha hotelet vuajnë për punëtorë dhe paguajnë si në Greqi. Ata që dalin në shesh dhe thonë “e dua Shqipërinë, mos ma prek”, i duan pagat si në Manhattan, sepse realisht pagat në turizëm tek ne janë si në Greqi.

Pyetja këtu është: a do vish të punosh?

Fenomeni i punëtorëve që vijnë nga jashtë është edhe i vendeve të tjera. Në Filipine shtete të tëra janë në radhë për të marrë punëtorë.

Këto resorte që vijnë nuk do të sjellin punonjës nga jashtë. Në Tivat, të gjithë punonjësit ishin malazezë.

Ai program ka spiralë, shkollë turizmi, ka edhe plot gjëra të tjera, por kur thonë “anuloje atë program” që s’ka dalë akoma, do durosh të dëgjosh lloj-lloj gjërash.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!