Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zvërneci iku, tani “Rama ik”? Qetësi në fshat. Rrëmuja politike zhvendoset në Tiranë

schedule19:14 - 3 Qershor, 2026

schedule 19:14 - 3 Qershor, 2026

Dyert e kantierit në Zvërnec janë të hapura, pa roje, pa kontroll, pa tela me gjemba e mbi të gjitha…pa protestues. Një hapësirë që vetëm pak ditë më parë ishte në qendër të tensioneve e përplasjeve për mbrojtjen e biodiversitetet e natyrës, sot është e zbrazët.

Brenda rrethimit nuk ka mjete pune, as lëvizje dhe as aktivitet, pamje krejtësisht ndryshe nga protesta e përplasja që shoqëroi këtë zonë pak ditë më parë.

Ku ndodhen protestuesit që vetëm pak ditë më parë u shfaqën në këtë zonë duke kundërshtuar projektin? E vetmja lëvizje është ajo e disa vizitorëve të rastësishëm, të huaj, që kalojnë në qetësi në këtë hapësirë.



Çështja e Zvërnecit vijon të mbetet pjesë e debateve politike e mediatike. Projekti sipas shefit të qeverisë shqiptare, është një investim strategjik me kapital të huaj nga Katari, ende në fazë studimi, por me sigurinë e plotë që laguna nuk preket.

Sot, ndërsa kamerat rikthehen në Zvërnec, tabloja është e qetë, por pyetja mbetet e hapur: çfarë ndodhi me protestën dhe pse territori ku u ngritën akuza të forta, tani është bosh? Dhe përse zhurma tani është vetëm në Tiranë?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!