Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Zv.ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusia ka qëllim të shkatërrojë plotësisht kombin tonë

schedule16:00 - 16 Qershor, 2022

schedule 16:00 - 16 Qershor, 2022

Qëllimi strategjik i Rusisë në luftën në Ukrainë është shkatërrimi i plotë i shtetësisë së Ukrainës dhe kombit ukrainas, tha të enjten zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.

Ajo tha në një konferencë se situata mbetet e vështirë për forcat ukrainase dhe se fokusi kryesor i Rusisë tani ishte vendosja e kontrollit të plotë mbi rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore.

“Qëllimet kryesore strategjike, ushtarako-politike dhe ushtarako-ekonomike të Rusisë në lidhje me shtetin tonë mbeten shkatërrimi i plotë i shtetësisë së Ukrainës dhe kombit (ukrainas), si dhe shkatërrimi i themeleve ushtarake dhe ekonomike të shtetit tonë”, tha Malyar.



Sipas Reuters, ajo tha se qëllimet ushtarake të Rusisë përfshinin gjithashtu shkatërrimin e armëve dhe pajisjeve të dërguara në Ukrainë nga partnerët e saj të huaj dhe dëmtimin e infrastrukturës së transportit të mallrave ushtarake dhe civile.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!