Zonat ku do të ketë reshje dëbore, njihuni me parashikimin e motit për sot

schedule07:12 - 21 Janar, 2022

schedule 07:12 - 21 Janar, 2022

Duke filluar nga orët e para të ditës moti paraqitet me vranësira dhe reshje shiu në zonat bregdetare por reshje dëbore në gjysmën lindore të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë edhe zonat e ulëta rrezikojnë të përfshihen nga reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë me të paktën 5 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Temperatura ekstremisht të ulta dhe reshje dëbore kanë përfshirë Europën Jugore por edhe atë Lindore. Po ashtu edhe Europa Qëndrore vijon me reshje shiu e dëbore. Ndërsa kthjellime dhe ngrica do të ketë pjesa tjetër e kontinetit. Konkretisht: Veriu dhe Gadishulli Iberik.

Kosova

Deri në mesditë mbetemi në ndikimin e motit të acart por të vranët në të gjithë Kosovën.  Pas mesditës reshjet e kosiderueshme të dëbores do të përfshijnë të gjithë vendin . Gjatë natës moti përmirësohet gradualisht. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 KM/H nga drejtimi Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe rreshje dëbore do të dominojnë orët e para të ditës fillimisht në zonat kufitare me territorin shqiptar dhe veri dhe më pas reshjet do të përfshijnë gjithë Maqedoninë e veriut. /abcnews.al