Një zjarr i rënë të enjten në kampin e refugjatëve në Lesbos ka lënë me mijëra persona të pastrehë. Qeveria greke u shpreh se do të duhen ditë për të gjetur strehim për ta.
Pamje të marra nga vendi i ngjarjes, tregojnë sesi emigrantët janë detyruar që të flenë në trotuare ndërsa të tjerë kanë udhëtuar drejt fshatrave më të afërt për të kërkuar ujë dhe ushqim.
Zjarri i së enjtes thuhet të jetë shkaktuar qëllimisht nga vetë emigrantët të cilët kanë kundërshtuar masat anti-Covid.
Si pasojë e zjarrit nuk pati të lënduar, por disa kanë pasur komplikacione për shkak të tymit. Në Moria strehoheshin rreth 13,000 persona, katër herë më shumë sesa kapaciteti zyrtar i kampit. s.b/ abcnews.al/