Zjarri “përpin” malin e Bardhë, banorët të vetëm në “luftë” me flakët, kërkohet ndërhyrje nga ajri

schedule11:55 - 10 Gusht, 2022

schedule 11:55 - 10 Gusht, 2022

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Malin e Bardhë në Kurbin.

Janë banorët ata që po përpiqen të lokalizojnë flakët me mjete rrethanore.

Ditën e djeshme apeluan për ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve.

“Ka 5 ditë që ka marrë zjarr në Gallatë. Nga këtu Gallata është 8 km, vijë ajrore. Nga Gallata zjarri ka arritur deri këtu. Janë djegur me mijë hektarë, bli, mare, gështenjë, plus kafshë të egra pa fund. Dje ka ardhur helikopteri ka hedhur 10 herë ujë dhe ka ikur. Nuk e di pse nuk erdhi më. Zjarri vazhdon, nuk është fikur. Ju lutem sillni helikopter dhe forca ushtarake. Vetëm helikopteri e fik”, tha një banor i zonës.

Në pamjet e siguruara nga Abc, duke se situata po del jashtë kontrollit dhe nuk ka asnjë mundësi përveçse të ndërhyhet nga ajri për të lokalizuar flakët./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!