Zjarr në “Malin e Bardhë”, banorët shuajnë flakët me mjete rrethanore

schedule09:19 - 9 Gusht, 2022

schedule 09:19 - 9 Gusht, 2022

Një vatër zjarri është aktivizuar në Malin e Bardhë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh.

Në videot e siguruara nga Abc, shihet se janë banorët ata të cilët po përpiqen të shuajnë flakët.

Mësohet se zjarri vazhdon prej 5 ditësh dhe janë vetëm banorët e fshatit ata që po punojnë për izolimin e flakëve.

Luan Osmani, një banor  tregon se situata është e vështirë të përballohet.

“Ka 5 ditë që ka marrë zjarr në Gallatë. Nga këtu Gallata është 8 km, vijë ajrore. Nga Gallata zjarri ka arritur deri këtu. Janë djegur me mijë hektarë, bli, mare, gështenjë, plus kafshë të egra pa fund. Dje ka ardhur helikopteri ka hedhur 10 herë ujë dhe ka ikur. Nuk e di pse nuk erdhi më. Zjarri vazhdon, nuk është fikur. Ju lutem sillni helikopter dhe forca ushtarake. Vetëm helikopteri e fik.”

Me mjete rrethanore ata po përpiqen të vënë zjarrin nën kontroll në mënyrë që flakët mos përhapen më tej. Por erërat po favorizojnë flakët./abcnews.al.