Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Tiranë/ Reagon Rama: Pallati do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

schedule10:25 - 15 Prill, 2026

schedule 10:25 - 15 Prill, 2026

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pallati, i cili u përfshi nga flakët një ditë më parë te “Farmacia 10” në Tiranë do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi.

Sipas tij, megjithëse të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin, qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen të përballen vetëm me pasojat.

Ai theksoi gjithashtu se taksapaguesit nuk duhet të mbajnë barrën financiare për një dëm që, në raste të tilla, duhet të mbulohet nga kompanitë e sigurimit.



Rama e cilësoi këtë rast si një shembull të rëndësishëm për të kuptuar domosdoshmërinë e sigurimit të banesave nga fatkeqësitë.

Në fund, ai u shpreh se familjet e prekura duhet të ndihen të qeta për zgjidhjen e situatës, duke iu uruar shëndet dhe duke falënderuar zjarrfikësit dhe forcat e rendit për ndërhyrjen dhe shpëtimin e jetëve të rrezikuara.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan Rama në “X”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!