Zjarri në spitalin e Tetovës, 12 të lënduarit kalojnë rrezikun

schedule17:10 - 12 Shtator, 2021

schedule 17:10 - 12 Shtator, 2021

Gjendja shëndetësore e dymbëdhjetë pacientëve që shpëtuan nga zjarri që përfshiu spitalin modular në Tetovë është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetët. Asnjë nga të mbijetuarit nuk ka pasur lëndime nga zjarri ndërsa po kurohen nga koronavirusi.

“Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga kovidi që shërohen domethenë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, tha infermierja Hanife Demiri.

Ajo shton sot nuk ka pasur vizita të pacientëve nga ana e familjarëve.

“Jo jo, ne jemi duke u kujdesur për pacientët ne motrat dhe tekniku”, tha Demiri.

Natën e kobshme për pacientët e spitalit modular që po trajtoheshin nga koronavirusi në Tetovë, nga gjithsej 26 të pranishëm sa ishin brenda, bashkë me infermierët, mjekët dhe dy civilë, mbijetuan tragjedinë vetëm 12 pacientë, ndërsa 14 humbën jetët në zjarrin që përfshiu spitalin.