TIRANË– Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për të ndaluarit pas zjarrit në pallatin 12 katësh të kompanisë “Arlis”.
Katër të arrestuarit u lanë me masën “detyrim paraqitje”, konkretisht: inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit “Big Market”, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara.
Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”.


