Insitucioni i Avokatit të Popullit ka dal në një raport parabrak mbi gjendjen e godiave, pas përfshijes në flak të pallatit, afër QSUT-së.
“Zjarri i rënë zbuloi se institucionet vendore të papërgatitura” tha Shabani.
Problematikat shkojnë siguria e godinave dhe përgjegjësia e pushtetit vendor.
“Përtej aspektit penal, ka një aspekt administrative që ngarkon me përgjegjësi pushtetin vendor. Nga hetimi paraprak kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor lidhur me problemin e hapësirave për ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Kemi ngritur një Task Forcë për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet” shtoi ai.
Për strehimin e qyteetarëve që mbetën pa cani nga djegia e pallatit, Shabani i kërkoi Bashkisë Tiranë, të sigurojë strehimin e qytetarëve në banesat sociale. Në këtë tryezë Avokatit i Popullit prezantoi disa gjetje kryesore të raportit 2025.
“Numrin më të lartë të ankesave institucioni ynë e merr për Kadastrën. Mbi 27 mijë vendime përfundimtare pronësie mbetën ende të paregjistruara. Ndërkohë vetëm 1/3 e vendimeve për kompensim janë ekzekutuar” vijoi Shabani.
Digjitalizimi i Shërbimeve në Administratë kanë prekur në mënyrë negative të varfërit, sipas Raportit të Avokatit të Popullit.
“Dixhitalizimi ka sjell një paradoks, shërbimet në administratë kanë krijuar pengesë për më të varfërit. Kemi një rast nga Vora që edhe pse jetonte në mjerim u përjashtua nga ndihma ekonomike se sistemi nuk gjeneronte pikët e mjaftueshme” tha ai.
Të dhënat mbi gjyësorin jepinin një panoramë jo të mirë dhe për burgjet, ato janë të mbipopulluar edhe nga një numër të lartë të paraburgosurish.
“Zvarritjet janë ekstreme, qytetarët presin mbi 4 vjet e tre muaj për të materializuar një vendim gjyqësor. Burgjet mbeten të mbipopulluara rreth 57% e të burgosurve mbahen aty pa një vendim të formës së prerë, 6 nga 10 të paraburgosur nuk janë ende të dënuar.”
Ky raport pas këtij diskutimi me shoqërinë civile, do të shkoj në Parlament./abcnews.al


