Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr që më pas ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një ullishte.
Ngjarja është regjistruar në zonën e quajtur “Qafa e Vidhit”, ku pas njoftimit për rënien e zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe për kryerjen e veprimeve hetimore.
Sipas policisë, pranë vatrës së zjarrit është konstatuar një 54-vjeçar, banues në Ballsh, i cili dyshohet se ishte personi që kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.
Në vijim të hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore.
Mallakastër-Njoftimi;
Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi, vihet në pranga 54-vjeçari. Nga zjarri u dogjën rreth 400 pemë ulliri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin, 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



