Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në luftën kundër zjarrvënieve që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Ai thekson se ky sezon është shoqëruar me një rritje të numrit të rasteve të zjarrvënieve, por edhe me numrin më të madh të autorëve të kapur nga forcat e rendit.
” Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit.



