Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret djegin pyjet, 11 vatra/ Situatë e vështirë në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë

schedule10:40 - 12 Gusht, 2024

schedule 10:40 - 12 Gusht, 2024

Në të gjithë vendin 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive. Pavarësisht punës pa ndërprerje, flakët vijojnë të jenë aktive në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë. Dy vatra janë aktive në Qarkun e Tropojës, në zonat pyjore të fshatit Rajë dhe Geghysen si dhe në fshatin Çeren.

Flakët janë përhapur pranë Parkut Kombëtar të Alpeve, ndërsa terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen. Puna për shuarjen e flakëve vijon në malin Lugë, në fshatin Tërnovë të Bulqizës e Selixë të Matit.

Në vendin e quajtur Mali i Pusit dhe mbi fshatin Sotirë, në Dropull, sipas Emergjencave Civile, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit. Zjarri ka kaluar në kurorën me pisha. Në fshatin Kostar në Finiq dhe në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë flakët mbeten aktive, por nuk paraqesin rrezik për banesat.



Ndërkohë Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht dy autorë të dyshuar për zjarrëvënie në fshatrat Zhulat dhe Karat,  një 49-vjeçar që  ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira dhe një 62 vjeçar që i ka vënë flakën mbeturinave. Në të dyja rastet, si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me bimësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!