Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, 400 të arrestuar në Francë/ Rekordi, që nga nisja e sezonit mbi 14000 vatra

schedule22:52 - 4 Gusht, 2026

schedule 22:52 - 4 Gusht, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar mbi 400 persona që prej nisjes së sezonit të zjarreve në vend, me më shumë se 14 mijë vatra të raportuara përgjatë vitit 2026.

Ishte ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez, i cili zbuloi shifrat e arrestimeve, ku theksoi se mes 402 personave të arrestuar, 156 janë të mitur.

Autoritetet franceze kanë njoftuar se zjarret në departamentet Gironde dhe Aude janë vënë nën kontroll, ndërsa në departamentin Var lufta me flakët vijon.



Ministri theksoi se zjarri në Var është më i gjati i regjistruar ndonjëherë në këtë departament, pasi ka qenë aktiv për 15 ditë rresht. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 1.250 zjarrfikës, të mbështetur nga dy avionë bombardues uji Canadair dhe dy helikopterë për hedhjen e ujit.

Ndërkohë, autoritetet ulën të martën nivelin e alarmit për zjarret në Gironde nga i kuq në portokalli, pas përmirësimit të situatës.

Studimet më të fundit kanë treguar se Europa po përballet me një mot ekstrem të nxehtë dhe zjarre shkatërruese si pasojë e ngrohjes globale, efekte këto të gjitha të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!