Zjarr në Yzberisht, rrezikohen disa banesa

schedule18:33 - 2 Gusht, 2021

schedule 18:33 - 2 Gusht, 2021

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Shumë pranë vatrës së zjarrit janë disa banesa private që rrezikohen nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia mësohet se kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë në zonë është ngritur një re e madhe tymi. /abcnews.al/