Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

schedule16:25 - 11 Korrik, 2026

schedule 16:25 - 11 Korrik, 2026

Një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një banesë në Korçë. Viktima është Urim Hysolli, 74 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesën ku shpërtheu zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë një kat të pallatit, ndërsa tymi është përhapur në të gjithë godinën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë evakuimin e banorëve.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa grupi hetimor do të kryejë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!