Një zjarr ka përfshirë malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sakë, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë, si dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës dhe strukturat e emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Autoritetet bëjnë të ditur se, deri më tani, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore që kalon pranë zonës.
Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon.



