Zjarr në garazhdin e një pallati, evakuohen banorët

schedule19:48 - 10 Mars, 2020

schedule 19:48 - 10 Mars, 2020

Një zjarr ka përfshirë garazhin e një makinë në një pallat tek Fizika Bërthamore në Tiranë.

Burime për ABC News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte dhe garazhi që ka marrë flakë përdorej si një magazinë gomash dhe marteriale të tjera pune.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë zjarr të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit janë evakuuar banorët e pallatit dhe fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll./abcnews.al