Zjarr në zonën e fshatit Hoshtimë, të njësisë administrative Qendër në Vlorë.
Nga flakët është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, ndërsa janë djegur edhe disa rrënjë ullinjsh. Në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen e zjarrit, ndërsa era nuk po i ndihmon ato në neutralizimin e flakëve. / abcnews.al /


