Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në aeroport, dy viktima/ Dy zjarrfikës humbin jetën në detyrë pas flakëve në Bordeaux

schedule12:39 - 22 Korrik, 2026

schedule 12:39 - 22 Korrik, 2026

Dy zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr të madh pranë aeroportit të Bordosë, në jugperëndim të Francës. Autoritetet franceze konfirmuan se viktimat humbën jetën gjatë operacionit për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri shpërtheu në një zonë me shkurre pranë njërit prej parkingjeve të aeroportit dhe, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, u përhap me shpejtësi drejt një ndërtese në afërsi.

Rreth 100 zjarrfikës, të mbështetur nga avionë të specializuar për shuarjen e zjarreve, u angazhuan në operacionin për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonës përreth aeroportit. Për shkak të tymit të dendur dhe masave të emergjencës, disa fluturime në Aeroport u vonuan, ndërsa një pjesë e tyre u anuluan, duke shkaktuar probleme në qarkullimin ajror.



Autoritetet vijojnë punën për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa kanë shprehur ngushëllimet për familjet e dy zjarrfikësve që humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Franca po përballet me një sezon veçanërisht të vështirë zjarresh. Që nga fillimi i vitit janë regjistruar afro 11 mijë vatra zjarri në mbarë vendin. Sipas të dhënave satelitore të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, më shumë se 42 mijë hektarë sipërfaqe janë djegur nga janari deri në mesin e korrikut, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!