Zjarr i madh në Bukëmirë të Mirditës, helikopteri në ndihmë të zjarrfikësve

schedule16:43 - 7 Gusht, 2022

schedule 16:43 - 7 Gusht, 2022

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonë e Bukëmirës në Mirditë. Ka qenë thuajse e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit malor, prandaj në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar edhe helikopteri.

Përmes një postimi Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se helikopteri i Forcave të Armatosura është bashkuar me zjarrfikësit për të shuar flakët.

“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme”, shkruan Peleshi.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, për këtë arsye forcat epolicisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. /Abcnews.al/