Zimbabve, presidenti Robert Mugabe jep dorëheqjen pas 37 vitesh në pushtet

schedule19:29 - 21 Nëntor, 2017

schedule 19:29 - 21 Nëntor, 2017

Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë i ditur nga kryeparlamentari i shtetit afrikan duke theksuar se ka marrë një letër dorëheqje nga lideri 93-vjeçar. Më herët partia e tij kishte prezantuar një mocion për shkarkimin e tij duke e akuzuar për tentim të kalimit të pushtetit tek gruaja e dytë. Në letër theksohet se dorëheqja e Mugabe ka efekt të menjëhershëm. Ndërsa lexohej letra në parlament, deputetët duartrokisnin. Vendimi i tij vjen për shkak të presionit politik dhe pas grushtit të shtetit nga ushtria, që vendosi në arrest shtëpiak presidentin Mugabe dhe gruan e tij. Ndërkohë, lajmi për dorëheqjen e presidentit, i cili qëndroi në pushtet për 37 vite, është pritur me festë në të gjithë vendin./abcnews.al