Zhvillimet politike në Ballkan, analisti Neziri: Kurti ndërtoi politikën e tij duke kundërshtuar asosacionin

schedule16:27 - 4 Nëntor, 2023

schedule 16:27 - 4 Nëntor, 2023

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update”, analisti Xhelal Neziri foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjeve për dialog mes vendeve.

Gjatë kësaj interviste ai theksoi se kryeministri i Kosovës, erdhi në pushtet duke kundërshtuar asosacionin.

“Kurti erdhi në pushtet me deklaratat se nuk do të pranonte dhe po ashtu duke organizuar protesta kundër asosacionit. Një dekadë Kurti ka ndërtuar politikën e tij mbi bazën e kundërshtimit të fuqishëm të këtij plani. Është nënshkruar apo jo, mendoj se është pak me rëndësi kur bëhet fjalë për këto marrëveshje ndërkombëtare. Zotimet që merr në prani të përfaqësuesve më të lartë amerikanë dhe europianë janë më shumë se sa të nënshkruara për shkak se merren në prani të një pale të tretë dhe mendoj se të gjitha këto deklarata janë në kuadër të politikës ditore dhe të mbajë të lartë mbështetjen që ka në Kosovë”, ka thënë ai.

I ndalur tek situata politike në Mal të Zi dhe zgjedhja e qeverisë së re, tha se koalicioni pro serbo rus me shqiptarët vjen në mënyrë të çuditshme duke shtuar se vetë institucionet në Mal të Zi kanë një politikë të qartë properëndimore.

“Është një koalicion i çuditshëm dhe në të njëjtën kohë është por europian pro serb dhe pro rus gjë që nuk mund të shkojnë bashkë. Nuk besoj që Mali i Zi do të rrëshqasë në ndikimin rus, pasi ka një politikë të qartë pro perëndimore. Elementët por rusë besoj se nuk do të kenë hapësirën për të zbatuar agjendën e tyre, ndonëse është rrezik për vetë shtetin, duke kujtuar edhe kryengritjen e armatosur”, tha ai.

Sa i përket situatës në Serbi dhe zgjedhjeve që pritet të mbahen më 17 dhjetor, Neziri u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po shfrytëzon momentin për të fituar një mandat të ri.

Kujtojmë se presidentja e KE-së Ursula von der Leyen zhvilloi takime me liderët në Ballkanin Perëndimor.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!