Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli: Irani ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

schedule21:10 - 22 Mars, 2026

schedule 21:10 - 22 Mars, 2026

Ushtria izraelite tha më 22 mars se Irani ka gjuajtur mbi 400 raketa balistike drejt Izraelit që nga nisja e luftës, duke pretenduar se rreth 92 për qind e tyre janë rrëzuar.

Këto të dhëna u bënë publike një ditë pasi raketa iraniane goditën dy qyteza në jug të Izraelit, duke lënë afër 175 persona të plagosur.

“Irani ka gjuajtur mbi 400 raketa balistike. Ne kemi një nivel të lartë të rrëzimit të tyre. Ne kemi rrëzuar rreth 92 për qind të tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani.



Një nga qytetet që u godit të shtunën ishte Dimona, ku gjerësisht besohet se gjendet arsenali i padeklaruar bërthamor i Izraelit.

Raketat ranë vetëm pesë kilometra larg nga objekti bërthamor.

Në qytezën tjetër, Arad po ashtu pati sulme me raketa, ku u dëmtuan disa ndërtesa.

Shoshani tha se raketat e lëshuara të shtunën “nuk ishin të ndryshme nga raketat balistike”, duke shtuar se që nga nisja e luftës më 28 shkurt, kanë qenë katër goditje të drejtpërdrejta në Izrael.

Vendet që janë goditur në tre javët e fundit janë Tel Avivi, Beit Shemesh dhe Dimona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!