Zhvillimet në Ballkan/ Sheholli: Më 27 maj pritet të japë dorëheqjen Vuçiç nga kreu i Partisë Popullore Serbe

schedule16:40 - 24 Maj, 2023

schedule 16:40 - 24 Maj, 2023

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nesër në ndërtesat publike do të mbahen seancat konstituive për betimin e kryetarëve të rinj të komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Ballkan Update” të gazetares Linda Karadaku në Abc News.

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike Fatmir Sheholli, u shpreh se ky proces do jetë i qetë, ndërsa shtoi se kryeministri dhe presidentja e vendit duhet të bashkëbisedojnë me të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe t’u mbushin mendjen atyre për të dalë në zgjedhje. Ai theksoi se kjo është forma e lartë e demokracisë dhe duhet punuar fort në këtë drejtim.

“Besoj se edhe nesër do jetë situatë e qetë, nuk shohim ndonjë çështje qe mund të ndodhe, Në katër komunat veriore duhet të fitojë demokracia, dhe demokracia fiton, kur presidentja dhe kryeministri duhet që të bashkëbisedojmë me qytetarët tonë dhe me serbët që ata të dalin në zgjedhje. Të gjitha betimet do bëhen në zyra për komunitete, që janë në fshatra të caktuara, por nuk do kemi betime në objektet ku janë asamblistët dhe drejtoritë dhe në objekte përcjellëse. Është mirë sepse njerëzit duhet të marrin shërbim”, tha ai.

Por, një ditë pas betimit të tyre, në Beograd pritet të mbahet një tubim madhështor sipas presidentit të vendit Aleksandër Vuçiç. Sheholli thotë se një ditë më pas, Vuçiç pritet të japë dorëheqjen nga kryetari i Partisë Popullore Serbe dhe më pas të fillojë rrugëtimin e tij politik me një lëvizje tjetër, e cila pritet të shtrijë aktivitetin edhe në veriun e Kosovës. Ai foli edhe për misionin e kësaj lëvizjeje dhe mesazhet që duhet t’i lexojë Kosova nga këto tubime që vijnë nga Beogradi.

“Më 26 maj do ketë një tubim siç pretendohet nga Vuçiç në Serbi dhe ky tubim i quajtur historik nga Vuçiç natyrisht që interierin edhe me veriun e Kosovës. Duke pasur parasysh se numër i madh i qytetarëve serbë ka do shkojnë në atë tubim. Kjo do të reflektojë në veri, për arsye sepse Vuçiç një ditë pas tubimit më 27 maj, Vuçiç do japë dorëheqje nga kreu i Partisë Popullore Serbe dhe do të fillojë rrugëtimin e tij me një lëvizje popullore serbe, e cila do të formohet edhe në veri të vendit tonë dhe do të quhet aktiviteti politik i Listës serbe, kurse në këtë lëvizjes popullore serbe do të futen mjekët, arsimtarët, iniciativat qytetare në veri dhe partitë politike që përformojnë në atë pjesë. Sipas gjasave, mesazhi i Listës Serbe, që prej 1 qershor do ketë rezistencë ndaj pushteti të Kurtit, korrespondon me këtë koncept, i cili ka të bëjë që nga 1 qershori mund të fillojë padëgjueshmëria absolute qytetare ndaj institucioneve lokale në veri të Kosovës.”, tha ai.

Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse dhe këtë e konfirmoi presidenti i këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, me vizitën e tij në Moskë. Por, si duhet lexuar ky hap i tij? Për këtë Sheholli shpalosi disa argumente, ndërsa tha se Dodik konsiderohet si krahu i djathtë i Vuçiç në lidhje me Vladimir Putin.

“E njohur është politike fashiste e Millorad Dodik në republikën serbe, sepse janë të njohura qëndrimet e tij ndaj shtetit të Kosovës dhe ky nuk e ka fshehur kurrë se është pro rus.  Ai është i futur në sanksionet ndërkombëtare dhe këto do japin rezultate dhe kjo vizitë korrespondon me këto që do të ndodh dhe është njëfarë mesenger ky Dodik i z.Vucic në raport me Putinin.  Dilema nuk ka. Ai ka dertuar Putinit të dhëna që ka marrë edhe nga Vuçiç.  Ne duhet të jemi të kujdesshëm që mos të biem pre e manifestimeve politike që do mbahen në Beograd dhe këtij takimi që nuk ka asgjë tjetër si agjendë, përveç një mesazhi që Ballkani perëndimor të këtë kujdes dhe se Putini është i interesuar për çështjet që po ndodhin atje. Kjo flet për agjendën totalisht ruse të republikës serbe”, tha ai/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!