Zhdukja e tregtarit peqinas, të afërmit: Shoku e ka vrarë

schedule17:22 - 17 Maj, 2018

schedule 17:22 - 17 Maj, 2018

Një ditë pasi policia arrestoi laçjanin Aleksandër Fadili për zhdukjen e tregtarit nga Peqini, të afërmit e tij tregojnë çfarë kishte bërë nipi i tyre kohët e fundit. Që nga marrja e një kredie deri tek puna e përbashkët me shokun e tij nga Laçi.

Kanë ditë që marrin lekë borxh dhe kërkojnë qytet më qytet. Janë të afërmit e tregtarit të perdeve në Peqin, Fation Fejzillari.

Policia arrestoi të mërkurën shokun e tij të ngushtë nga Laçi, Aleksandër Fadilin, por pa përcaktuar se cili është roli i tij në zhdukjen e Fejzillarit.

Tezja Fetije Kanani tregon se nipi i saj para disa kohësh kishte marrë 5 milionë lekë kredi. Kishte blerë një makinë dhe më pas u furnizua me mall. Meqë nuk kishte patentë, ai punonte bashkë me 30 vjeçarin Aleksandër Fadili.

“Po 100% te ai, se ai ishte me atë bashkë, vinte te motra ime dhe thoshte që unë e kam mbi kurriz, jam pa shkollë thoshte” – thotë Fetije Kanani tezja e të zhdukurit Fation Fejzillari.

Të afërmit dyshojnë se ai e ka Fatjonin.

“Dua vëllain, unë dyshoj te shoku, se me shokun vajti ai”.

Fejzillari u pa për herë të fundit pasditen e 29 Prillit në qytetin e Laçit. Aty kishte shkuar me shokun e tij Aleksandër Fadili për të shitur perde dhe çarçafë. Ky i fundit u vendos ne pranga pas dy jave kërkimi.  Zyrtarisht është i dyshuari kryesor për zhdukjen e djalit nga Peqini. /abcnews.al