“Zgjedhorja”,Gjiknuri: Ekpertët vijojnë punën, deklaratat politike jo sebep për të ikur nga tavolina

schedule13:59 - 13 Maj, 2020

schedule 13:59 - 13 Maj, 2020

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reforman Zgjedhore, e cila është zhvilluar këtë të mërkurë me debateve mes përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, me Damian Gjiknurin.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat ka theksuar se ka pasur debat politik, por që më pas palët kanë rënë dakord dhe mbledhja ka nisur duke diskutuar në lidhje me propozimet dhe shqetësimet në lidhje me këtë çështje.

Nder të tjera Gjiknuri është shprehur se deklaratat plolitike nuk duhet të bëhen sebeb për tu larguar nga tryeza.

Lexo edhe: Rifillon pas sherrit mbledhja e Këshillit Politik

“Ekspertët paraqitën një numër propozimesh që janë punuar, kuptohet me 2-3 dallime, shpresojmë që në mbledhjen e radhës t’u japim zgjidhje disa cështjes, si kuota gjinore, policia, roli i prokurorisë, disa ligje për drejtësinë penale, pjesë e kërkesave që ka ngritur opozita.

Për sistemin zgjedhor, ekspertët bënë një ekspoze, të gjitha propozimet për sistemin që kanë paraqitur palët prekin Kushtetutën dhe do trajtuar më tej dhe do të dojë kohën e nevojshme. Në mbledhjen e radhës ramë dakord të zgjidhim pikat e mbetura. Kemi marrë raportin për financimet nga Këshilli i Europës. Në fund do të lëmë cështjet themelore, si administrimi, kolegji zgjedhor, u mirëkuptuam që debati të vijojë duke ruajtur princimet. Kryeministri i është referuar parimit, rekomandimi i OSBE ka qenë i hershëm, depolitizim.

Pra, vendimmarrja të jetë jashtë partive, por mos u hiqen të drejta si garant përmes rolit që kanë për të ndjekur procesin, jemi duke diskutuar, nuk mund të them kush është formula. Nuk ka pse deklaratat politike, nuk mund të përdoren si sebepe për të ikur nga tavolina, palët riangazhuan vetëveten për të qëndruar në tavolinë. Negociatorët nuk kanë pse të jenë në presionin e deklaratave politike. Vendimet politike, unë nuk jam aty që të bëj romanin tim, jemi parti politike, por kemi mandat të plotë për të negociuar, duhet të punojmë. Ka një formë tjetër, e ka thënë edhe Rama nëse për cështje serioze, Rama e ka thënë se është gati të ulet me Bashën në tavolinë. Ne vendosëm që ekspertët të vijojnë punën që nesër. Besoj që mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00″, është shprehur Gjiknuri./abcnews.al