Zgjedhjet/ “Tradhtarët” jashtë listave, Meçe: Berishës po i dole një herë kundër, s’e harron!

schedule21:15 - 13 Mars, 2025

schedule 21:15 - 13 Mars, 2025

Analisti Arben Meçe në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u ndalur tek lista e kandidatëve të PD.

Gjatë intervistës, Meçe u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se i përdor të gjithë për instrumente, dhe se me lëvizjen e tij me Dashnor Sulën, tregoi se po i dole njëherë kundër “nuk e harron”.

“Kur unë zbërtheja platformën e primareve, me tekstin e Dash Sule, që shprehej se do zgjidhen të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në PD. Dashi e kishte bindje një gjë të tillë, sepse shprehej që unë të jetoj në PD, duhet të jem qendrestar dhe aktivist i dalluar dhe se një ditë të bukur doktori do ta shihte dhe do ta zgjidhte. Po sot Dashi kuptoi se i përdor të gjithë këta instrumente. Por ai nuk e kuptoi që Berishës po i dole njëherë kundër të harron, nuk të kthen dot më”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!