Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet/ Rama: Të majtë e të djathtë për Shqipërinë në Europë dhe kurrë më në gropë

schedule09:54 - 5 Prill, 2025

schedule 09:54 - 5 Prill, 2025

“Shqipëria në BE”, është vënë në fokus të takimeve të zhvilluara nga kryeministri Edi Rama me qytetarët, por edhe në reagimet e tij në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shprehet se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shqiptarët duhet të votojnë për numrin 5.

Kryeministri nënvizon se kjo është një mundësi që duhet të jetë përtej të majtës dhe të djathtës, duke bërë thirrje që qytetarët duhet ta ndajnë mendjen, për Shqipërinë në Europë dhe të mos kthehen më kurrë në gropë.



“VOTO 5; të majtë e të djathtë, me zemrën bashkë dhe mendjen e ndarë për Shqipërinë në Europë, e kurrë më në gropë”, shprehet kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!