Zgjedhjet, Osmani: Pavarësisht se cilën komunë votoni, dëshmoni sërish shpirtin tonë demokratik

schedule09:16 - 17 Tetor, 2021

schedule 09:16 - 17 Tetor, 2021

Qytetarët e Kosovës zgjedhin sot kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07.00 të mëngjesit dhe pritet që të presin votues deri në orën 19.00.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani, në një postim në mediat e saj sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shkruan Osmani, “shpresoj që ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë.”

VJOSA OSMANI 

Mirëmëngjes Kosovë!

“Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë!” /abcnews.al/