Zgjedhjet në Turqi/ OSBE: Të sigurta por vendi nuk përmbushi parimet bazë të demokracisë

schedule15:03 - 15 Maj, 2023

schedule 15:03 - 15 Maj, 2023

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, ka dhënë deklaratën e saj për zgjedhjet në Turqi. Ndërsa përgëzoi popullin turk për frymën demokratike, tha se Partia AK në pushtet kishte një avantazh të padrejtë gjatë votimit.

Asambleja parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë prej 57 anëtarësh shtoi se Turqia nuk përmbushi parimet bazë të një demokracie dhe se organizatat e medias u përballën me kufizime gjatë votimit.

OSBE shprehu gjithashtu zhgënjim lidhur me ndalimin e Turqisë për dy ligjvënës nga një mision prej 100 vetësh për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit në vend.

Autoritetet turke i kishin mohuar akreditimin e misionit deputetit danez Soren Sondergaard dhe deputetit suedez Kadir Kasırga.

OSBE megjithatë theksoi se votimi u zhvillua në një mjedis të sigurt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!