Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon punën në disa fronte, per zgjidhjen e situatës së krijuar pas bllokimit te rruges Librazhd Prrenjas, pas rreshqitjes ne Dragostunje.
Aktualisht po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për studimin e detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.
Paralelisht, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.
Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë.
Nje dite me pare nisi shembja e ures ne Dragostunje, e cila ishte demtuar per shkak te rreshitjes se terrenit
Rrëshqitja e segmentit rrugor shpjegohet me faktin se zona është ujmbajtëse dhe e paqëndrueshme.Drejtuesve të mjeteve të vogla u bëhet thirrje të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situates.
Për zhdoganimin e mallrave është vendosur që të realizohen në doganën e Kakavijës në Qafë Bllatë ku është shtuar personeli.


