Zgjedhjet në Turqi/ Kurdët konfirmojnë mbështetjen e tyre për Kilicdaroglu

schedule15:50 - 25 Maj, 2023

schedule 15:50 - 25 Maj, 2023

Partitë pro-kurde të Turqisë konfirmuan sot se do të mbështesin kandidatin e opozitës në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës, një ditë pasi ata shprehën zemërim për marrëveshjen e tij me një parti të ekstremit të djathtë.

Tajip Erdogan fitoi me lehtësi raundin e parë më 14 maj. Zyrtarët nga Partia Demokratike Popullore (HDP) dhe aleati i saj, E majta e Gjelbër (YSP) thanë se ata kërkuan ndryshim në raundin e dytë dhe se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë por nuk përmendën emrin e Kilicdaroglu.

Bashkëkryetari i HDP Pervin Buldan tha se ata do të votojnë të dielën për t’i dhënë fund qeverisjes se Erdoganit.

“Regjimi i çuditshëm që Erdogan dhe partnerët e tij kanë krijuar është shkaku i problemeve sociale”, tha ai.

Ai kritikoi gjithashtu retorikën e fushatës ku emigrantët përdoren për qëllime politike dhe praktikën e zyrtarëve të emëruar nga shteti.

“Problemi i refugjatëve dhe migracionit mund të zgjidhet vetëm me një luftë të fortë për paqe kundër politikave të luftës,” tha Buldan.

Mithat Sanjar, bashkëkryetar i HDP-së, u bëri thirrje votuesve që nuk votuan në raundin e parë që të shkojnë në qendrat e votimit në raundin e dytë për të rrëzuar Erdoganin, i cili po kërkon të zgjasë qëndrimin e tij 20-vjeçar në pushtet.

Kiliçdaroglu dhe partia kundër emigrantëve ZP (Zafer Partisi) njoftuan një marrëveshje ku ZP do të mbështesë liderin e opozitës në raundin e dytë.  ZP ka siguruar 2.2% të votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale.

/abcnews.al