Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna pranë konsullatës izraelite/ Stamboll, mediat: Disa të vrarë në shkëmbim zjarri me policinë

schedule12:15 - 7 Prill, 2026

schedule 12:15 - 7 Prill, 2026

Të shtëna me armë janë regjistruar pranë konsullatës izraelite në Stamboll. Deri më tani, raportohet për disa të vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë.

Sipas policisë, tre persona janë “neutralizuar”, ndërsa dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes, shkruan CNN.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, në një zonë të ngarkuar tregtare të qytetit, tregojnë forcat e sigurisë të strehuara pas një autobusi mes të shtënave të vazhdueshme.



Autoritetet bëjnë të ditur se nuk besohet të ketë pasur zyrtar diplomatik izraelit brenda konsullatës në momentin e incidentit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!