Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka përditësuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen e votuesve.
Në katër komunat veriore, deri në orën 16:13, interesimi më i madh i qytetarëve për të votuar ka qenë në Zveçan dhe më pak në Mitrovicën e Veriut.
Në Zveçan kanë votuar 43.59 për qind ose 7.203 nga gjithsej 3.140 qytetarë me të drejtë vote në këtë komunë. Në Leposaviç kanë votuar 42.18 për qind ose 5.853 nga 13.876 qytetarë me të drejtë vote.
Ndërsa në Zubin Potok të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.145 qytetarë ose 31.35 për qind nga 6.843. Më pak interes ka pasur në Mitrovicën e Veriut me 4.45 për qind ose 836 qytetarë nga gjithsej 18.781./abcnews.al


