Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Kosovë, “Bllokadën e zgjidh vetëm kompromisi”, Canaj: Vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje

schedule17:29 - 8 Qershor, 2026

schedule 17:29 - 8 Qershor, 2026

Ish-diplomati Blerim Canaj tha se përgjegjësia për gjetjen e një zgjidhjeje politike në Kosovë bie mbi subjektet politike, duke theksuar se rezultati zgjedhor ka dëshmuar pakënaqësinë e qytetarëve ndaj të gjitha partive politike.

Sipas Canajt, partitë politike duhet të reflektojnë pas faktit se rreth 66 për qind e votuesve nuk kanë marrë pjesë në votime. Ai ka shtuar se kjo situatë po krijon hapësirë për shfaqjen e një force të re politike me një mendësi ndryshe.

Canaj ka theksuar se nga bllokada aktuale politike vendi mund të dalë vetëm përmes kompromisit.



Canaj ka shprehur gjithashtu shqetësimin se, në mungesë të një marrëveshjeje politike, Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje të reja.

“ Ata që kanë përgjegjësi politike të gjejnë zgjidhje. Rezultati tregoi se qytetarët janë të pakënaqur me të gjitha partitë politike dhe partitë politike duhet të reflektojnë. 66 për qind e votuesve nuk kanë votuar. Në Kosovë po krijohet hapësira për një parti të re politike me mendësi tjetër.

Votat e diasporës mund të ndryshojnë pak rezultatin, por nga bllokada mund të na nxjerrë vetëm një kompromis. Problemi kyç është presidenti, një koalicion është i domosdoshëm. Kam frikë se Kosova prapë do të shkojë në zgjedhje.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!