Me afro 100 për qind të votave të numëruara, rezultatet e përditësuara të zgjedhjeve në Kosovë konfirmojnë fitoren bindëse të Lëvizja Vetëvendosje, e cila kryeson me 42.92 për qind të votave, ose 297,296 vota.
Sipas të dhënave të publikuara në orët e para të mëngjesit, në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.06 për qind ose 145,856 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17.61 për qind, duke siguruar 121,976 vota.
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.18 për qind (49,705 vota), Srpska Lista me 6.17 për qind (42,761 vota) dhe Kosova Demokratik Türk Partisi me 0.77 për qind (5,334 vota).
Procesi i numërimit është drejt përfundimit, me mbi 99 për qind të votave të procesuara. Nga gjithsej 2,498 kuti votimi, deri tani janë numëruar 2,483, duke lënë vetëm një numër të vogël kutish për t’u përfshirë në rezultatin final.


