“Zgjedhje të parakohshme”, Basha: Do luftojmë që të bëhen një orë e më parë

schedule17:10 - 11 Janar, 2020

schedule 17:10 - 11 Janar, 2020

Lideri i Partisë Demokratikë Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi se koncesionet e qeverisë janë korruptive.

Më tej ai u shpreh se PD po ndërton një platformë që shkon drejtëpërdrejtë te problemi, ndërsa theksoi se 50 % e shqiptarëve janë zyrtarisht të varfër.

“Shqipëria është zhytur në një krizë të thellë ekonomike, për PD zgjidhja e kësaj krize është pritoriteti numër një. Për sa kohë zbulohen kriminelë dhe kryeministri vazhdon të kruajë mjekrën ta harrojmë se do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhje nëse nuk ndëshkohet krimi elektoral. Ky nuk është problem sporadik. Tushës së Lushnjes i plasi granata në zyrë dhe prap asnjë masë. Ky njeri nuk ndahet dot nga krimi. Ky është problemi i një njeriu që çdo betejë politike e ka ndërtuar në alenacën me krimin në kurriz të qytetarëve”, deklaroi Basha.

Më tej ai theksoi se hetimi i koncensioneve dhe i oligarkëve të lidhur më pushtetarët do të jetë një sfidë për SPAK-un.

“Të gjithë format. Do të përdorim çdo formë për të sjellë zgjedhjet e parakohshme. Shqipëria nuk është e Edi Ramës por është e shqiptarëve. Prandaj zgjedhin ata nëse duan të lirohen, ose të mbesin peng e kësaj qeverie të lidhur me krimin. Që nesër hajde bëjmë zgjedhje. Si e shoh unë të arsyeshme dhe si do bëhem është gjë tjetër. Por ne do luftojmë që të bëhen një orë e më parë”, tha Basha./abcnews.al