Zgjedh ushqimin më të mirë, zbulohen dy lojtarët që i vjedhin dietën Ronaldos

schedule10:55 - 6 Tetor, 2021

schedule 10:55 - 6 Tetor, 2021

Ronaldo jeton në një regjim të rreptë ushqimi që ia lejon atij të ketë nivel të lartë të trupit.

Ai ka një masë prej 7%  yndyrë dhe mesatarja për futbollistët profesionist është dhjetë.

Gjysma e masës së tij është muskulore, derisa mesatarja është 46 përqind.

Ka vite që ai ndjek të njejtën menu dhe ha gjashtë vakte në ditë, nga të cilat ka drekë dhe darkë dy herë, derisa në mëngjes ka një meze të lehtë.

Pothuajse, Ronaldo nuk pi pije të gazuara, nuk ha mish të kuq dhe të ngrirë si dhe jo alkool.

Disa nga lojtarët me të cilët ka luajtur Ronaldo si Jose Fonte e Lee Grant thonë se mundohen ta “kopjojnë” atë në ushqim. /abcnews.al/