Zëvendësministri rus: NATO planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë

schedule11:52 - 13 Shtator, 2024

schedule 11:52 - 13 Shtator, 2024

Për të detyruar Rusinë të negociojë sipas modelit të Kievit, NATO po planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë, tha sot zëvendësministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse Alexander Fomin.

Duke folur në forumin treditor të sigurisë Xiangshan të mbajtur në Pekin, ai tha se Kievit po i ofrohet asistencë ushtarake gjithëpërfshirëse dhe mbështetje për sulmet në territorin rus, në mënyrë që të sigurohen kushtet për të detyruar Moskën me forcë të negociojë sipas kushteve ukrainase.

Fomin tha gjithashtu se për të njëjtën arsye NATO po bën plane për të dërguar trupat e saj në Ukrainë dhe se kjo është “një lojë e rrezikshme që mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore”.

/abcnews.al