Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zelensky vendos sanksione ndaj ish-zëdhënëses së tij, e akuzon për propagandë ruse

schedule21:58 - 13 Shtator, 2026

schedule 21:58 - 13 Shtator, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vendosur sanksione ndaj ish-zëdhënëses së tij, Yulia Mendel, duke e akuzuar atë për përhapje të propagandës ruse dhe mbështetje të politikës agresive të Moskës ndaj Ukrainës.

Mendel, e cila shërbeu si zëdhënëse e Zelenskyt gjatë viteve 2019–2021, reagoi përmes një postimi në Facebook. Ajo pretendoi se vendosja e sanksioneve ndaj qytetarëve ukrainas është antikushtetuese, ndërsa nuk komentoi drejtpërdrejt akuzat e ngritura ndaj saj nga presidenti ukrainas.

Ish-zëdhënësja ka qenë kritike ndaj Zelenskyt edhe më herët. Vitin e kaluar, ajo dha intervista në të cilat vuri në pikëpyetje performancën e presidentit, veçanërisht pas përfshirjes së disa personave nga rrethi i tij i ngushtë në skandale të lidhura me korrupsionin.

Personat e dyshuar i kanë mohuar akuzat, ndërsa çështjet në fjalë, sipas raportimeve, ende nuk kanë përfunduar në gjykatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!